Qeveria merr vendimin: Miratuam rregulla të reja për rekurset në gjykatën e lartë

0

Ulsi Manja:

Mirëdita të gjithëve, këshilli i ministrave ka përcaktuar procedurën ligjore, për heqjen dorë nga rekurset e depozituara në Gjykatën e Lartë dhe të pashqyrtuara akoma, nga administrata në Këshillin e Ministrave.

Synojmë që të lehtësojmë punën e Gjykatës së Lartë, prej katër vitesh stoku i dosjeve është raportuar problematik, ka ardhur dhe është rënduar, pas boshatisjes së kësaj gjykate për shak të Vetingut.

Nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, janë në detyrë 13 prej tyre, ka nisur lehtësimi i stoqeve, edhe për shkak të përcaktimit një plani të qartë pune. Stoku i dosjeve vazhdon dhe mbetet problem. Ky udhëzim i drejtohet të gjithë administratës në varësi të këshillit të ministrave, dhe kompanive ku ka më shumë se 50% të aksioneve nga shteti, që të heqin dorë nga këto rekurse.

Do të hiqet dorë nga çështjet me natyrë administrative, apo kontrata pune. Kushti i vetëm për heqjen dorë nga rekurset. Një grup tjetër do të jenë paditë pa objekt, apo paditë që nuk garantojnë sukses në Gjykatën e Lartë, për shkak të vendimeve unifikuese që gjykatat kanë mbajtur më herët.

Me këtë udhëzim, Gjykata e Lartë pritet të lehtësohet nga 3800 dosje, 1 mijë të tjera janë në shqyrtim, nëse duhet të hiqet apo jo dorë. Kushti i vetëm për heqjen dorë, ka të bëjë me vlerën e disponimit të Gjykatës, që nuk duhet të jetë më shumë se 40 fishi i pagës minimale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu