Qeveria shqiptare marrëveshje me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arave/ Xhaçka: Hiqen vizat për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt këtyre dy vendeve

0

Janë hequr vizat për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara dhe Kinës.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila tha se vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave.

Xhaçka tha se është duke punuar për fuqizimin e pasaportës shqiptare dhe për të zgjeruar hapësirën ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin pa viza.

“Sot kemi kaluar dy marrëveshje të rëndësishme. Kemi lidhur marrëveshje me republikën e Kinës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Do krijojnë lehtësi të shtuara për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve. Nuk do të kenë më nevojë për viza hyrëse. Ky shkëmbim pa viza do të sjellë vetëm të mira. Jemi duke punuar për të fuqizuar sa më shumë pasaportën shqiptare dhe për të zgjeruar hapësirën ky qytetarët shqiptarë lëvizin pa viza. Jam e inkurajuar dhe jam optimiste që do ta zgjerojmë hartën ky qytetarët shqiptarë do të lëvizin lirisht”, deklaroi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu