“Qeveritarët dhe jo vetëm presion të jashtzakonshëm në gjykatë”/ Berisha: Unë kam 2 burime, e kuptoni vetë ju…

0

Berisha: Ajo që është plotësisht e pranueshme, duhet të bëhemi praktikë, po të marrim 5 mijë seksione, duhen verifikuar procedurat.

Këtë parti e kemi ndjekur dhe në vitin 2012 2013, është konstante, kjo procedurë kënaq plotësisht pretendimet e secilit. Koha që kemi në dispozicion është e mundur për të vërtetuar gjithcka, cdo gjë në përputhje apo shkelje me statutin.

Nuk ka shqiptar që dyshon në ato rezultate, të 6 marsit. Është thjesht regjistrim në Gjykatë, merr formën e prerë automatikisht pasi kalon afati i ankimimi i palës.

Gjykata dhe ky përcaktim është në kodin e procedurave civile, në datën 12 mos gaboj, vendimi është i formës së prerë. Edi Rama po bën presione të jashtzakonshme në gjykatë, nëse s’do kisha 2 burime kurrë nuk do e thosha por po e ndjek. Qeveritarët dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në gjykatë, e kuptoni ju vetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu