Qipro nën flakë, humbin jetën 4 persona

0

Qipro ditët e fundit po përballet me zjarret e shumta që kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të kushteve atmosferike. Deri më tani katër persona kanë humbur jetën dhjetëra të tjerë janë lënduar ndërsa banorët e disa fshatrave janë evakuuar nga vendbanimet e tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat janë nga nga fshati   Odos në provincën e Limasolit, të cilët kishin ngelur të bllokuar pas evakuimit të pjesës tjetër të banorëve.

Ndërkohë Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu