Qipro nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

0

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Theophylakto, deklaroi se shteti i tij, nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet dhe nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai akuzoi Prishtinën zyrtare se që nuk i respekton obligimet e saj.

“Pozicioni i Qipros, si dhe i disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian është i njohur”, tha Theophylakto. “Edhe ne jemi viktima të agresionit dhe pushtimit, kemi një situatë të ngjashme në Qipro”, tha ai për Euronews.

Sipas tij, për sa kohë që Rezoluta 1244 e OKB-së është e vlefshme, Qipro e konsideron shpalljen e pavarësisë së Kosovës si të paligjshme.

Ai ndër të tjera deklaroi se duhet të fillojë përmbushja e Marrëveshjes së Brukselit, që sipas tij, është e vetmja kornizë për avancimin e dialogut mes dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu