Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

0

TIRANË- Një qytetar nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një problem me një çështje pronësie për një pronë të gjyshit të ndjerë Koço Xhani, të blerë në vitin 2005 në zonën e ish-restorant Durrësit në kryeqytet.

Por ish-qiraxhiu, Fatos Rustemi, pretendon të bëhet pronar brenda shpërfaqjes së pronës në fjalë. Në vitin 2009 Koço Xhani ndërroi jetë dhe trashëgimtarët bënë çeljen e trashëgimisë. Në këtë pikë, ai që kishte marrë pronën me qira, Fatos Rustemi, nisi pretendimet për 50 m2 brenda pronës së të ndjerit prej 308 metrash katrorë.

Kur dorëzoi kopjen e çelësit, qytetari pa se qiraxhiu kishte ndërhyrë në shpërfaqjen e pronës. Ai thotë, se ASHK, nuk e ka regjistruar pronën në emër të trashëgimtarëve edhe pse ata janë aplikuesit e parë, akt ky i ndikuar nga pala tjetër.Në këto kushte, qytetari shkon në polici e prokurori, por kjo e fundit e pushoi çështjen./tvklan