Quajti qytetarët k*rva! Braçe reagon pas videoskandalit të kryebashkiakut në Divjakë: Plehrat le të lehin, karvani shkon përpara

0

Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar lidhur me video-skandalin ku u përfshi kryebashkiaku të Divjakës, Josif Gorrea, pasi i quajti banorët e fshatit Grabian k*rva.

Në një reagim në Facebook, Braçe thotë se çdo mbetje e çdo njësie në Divjakë është depozituar në impiantin e Fierit, ndërsa thekson se Gorrea ka vendosur të mbyllë vend-depozitimin e mbetjeve në Grabian, duke treguar se po punon.

Kujtojmë se në një video regjistruar nga banorë të Bashkisë Divjakë teksa ata diskutonin nëpërmjet telefonit me kryetarin e kësaj njësie vendore, Josif Gorrea lidhur me mënyrën e trajtimit të mbetjeve urbane pranë banesave të tyre, shfaq një komunikim jo etik të kryetarit të zgjedhur më 14 maj, si dhe problemet që ka incineratori i Fierit në funksionimin e tij.

Reagimi i plotë i Braçes:
PLEHRAT LE TE LEHIN,
KARVANI SHKON PERPARA!
PREJ DATES 4 GUSHT,
ZERO GRAME MBETJE-PLEHRA,
NE #GRABIAN;
CDO MBETJE-PLEHRA TE CDO NJESIE TE BASHKISE #DIVJAKE, ESHTE DEPOZITUAR NE IMPIANTIN E FIERIT!
Ky eshte FAKT qe askush nga “plehrat” NUK E THOTE!
KRYETARI I BASHKISE #DIVJAKE,
JOSIF GORREA, KA VENDOSUR TE MBYLLE VEND DEPOZITIMIN E MBETJEVE NE #GRABIAN;
Ai ka vendosur te beje KAPSULIMIN E PLOTE te vend depozitimit ne Grabian dhe vend depozitimit ne fshatin GUR!
Askush para tij, kryetar komune apo kryetar bashkie, NUK E MORI NJE VENDIM TE TILLE;
Perkundrazi, derdhi plehra ne to sa deshi!
Keto jane FAKTET E PUNES dhe keto ju duhen njerezve!
Tani, dy fjale per lehjet e plehrave dhe nje audiopergjim;
“AUDIOPERGJIMI” ka ndodhur ne daten
4 gusht ne mengjes, pra as dje, as pardje, por ne daten 4 gusht;
Ka qene telefonata e trete ne 10 minuta nga roja i fushes se mbetjeve ne Grabian;
Teresisht i marre osh dhe nen ndikimin e nje PUNONJESI TE BASHKISE DIVJAKE, i cili prej ditesh refuzonte punen e tij dhe pengonte punen e kolegeve te tij;
Une kam qene ne anen tjeter te telefonit dhe kam kuptuar qe e gjitha ishte FTESE PER KONFLIKT FIZIK ne Grabian, i kerkuar me ngulm qe nje jave pas dites se zgjedhjeve, organizuar cdo dite nga ajo dite me ngulm te madh;
I kam kerkuar kryetarit te bashkise te nderprese komunikim me punonjesin dhe jam nisur per ne #GRABIAN; kam qene aty pas 20 minutash; kam gjetur perballe pese punonjes te bashkise Divjake dhe 32 qyetare te ndryshem-vetem tre nder ta nga lagjia 1 km me e afert;
Kam nisur te spjegoj hallin ne raport me impiantin e Fierit dhe menjehere kam kuptuar se sa i kishin genjyer njerezit;
(PO TE DEGJONI AUDIOPERGJIMIN, DALLONI ZERIN E HEROIT QE THOTE: THUJI QE PO SJELL MAKINA ME PLEHRA NGA FIERI).
Kam nisur te rrezoj GENJESHTRAT thene njerezve dhe aty ka nisur SKENARI I KONFLIKTIT FIZIK-HEROI, punonjes i bashkise Divjake, ka ardhur drejt meje per te me goditur, nuk e lane te tijet;
U binda qe kryetarin e bashkise e telefononin per ta sjelle ne Grabian ne konflikt fizik, sic organizatori qe rri ne Divjake kish planifikuar dhe kerkonte prej javesh.
Kam sqaruar njerezit deri ne fund….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu