Pas Gjykatës së Fierit, qytetarët dhe familjarët e Mateo Vasiut janë zhvendosur në qendër të qytetit. Me thirrjet ‘varje, varje’, qytetarët kanë marshuar deri në qendër të qytetit, duke u kërkuar personave të tjerë që të firmosin peticionin për varjen e Klodian Çalamanit.
Drejtuesit e mjeteve kanë ndaluar që të firmosin peticionin kundër monstrës që vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiun.





