Qytetarët shprehen të shqetësuar: Kemi orë që presim në rradhë ,“Kur u bënë zgjedhjet ne i votuam, ça është kjo tani, na thonë nuk ka vaksina”

0

 

Qytetarët janë mbledhur edhe gjatë ditës së sotme në sheshin ‘Skënderbej’ në pritje të vaksinimit të me dozën e dytë të vaksinës kineze Covax. Ata shprehen se kanë pritur me orë të tëra dhe nuk u është dhënë një përgjigjie lidhur me dozën e dytë të vaksinës.

E vetmja gjë që u kanë thënë është se nuk ka vaksina. ndërkohë që policia ka vënë edhe barriera për të mos lejuar që të hyjnë persona të pautorizuar.

Qytetarët shprehen të shqetësuar, pasi kanë kaluar disa ditë që prej afatit të caktuar për të bërë dozën e dytë të vaksinës kineze dhe mendojnë se kjo do t’u shkaktojë probleme shëndetësore pasi vaksina nuk do jetë më efektive.

Një qytetare u shpreh se kishte orë të tëra që priste në rradhë për t’u vaksinuar ndërsa i kanë thënë se nuk kishte dozë të dytë të vaksinës. Ajo tha se kishte edhe probleme të tjera shëndetësore dhe ishte e zhgenjyer për gjendjen aktuale.

“Kam bërë dozën e parë të vaksinës Covax, më klanë thënë që do më marrin në telefon. Erdha sot, mbajta rradhën tani më thonë që nuk ka dozë të dytë, vetëm dozë të parë. Kanë kaluar disa ditë dhe jam shumë e shqetësuar se jam me trompozë në mushkëri.

Ka kaluar më shumë se 1 javë e nuk më japin përgjigjie. Kemi shqetësime se kur u bo fushatë ne i votum, ça është kjo tani, vijmë këtu e nuk ka vaksina. Më thanë të vij edhe nesër për t’u marrë vesh”- tha qytetarja.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu