“Qytetarët turq po vuajnë për shkak të Erdogan”, paralajmëron senatori amerikan: Çdo veprim kundër Greqisë do të ketë pasoja!

0

Kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Robert Menendez ka folur për tensionet mes Greqisë dhe Turqisë.

Në një event të organizuar me emigrantët në New Jersey, senatori amerikan Menendez, tha se asnjë agresion kundër Greqisë, nuk ka për t’u pranuar.

“Mesazhi im është solidariteti me grekët dhe qipriotët. Vlerësimi për kontributin e tyre të mahnitshëm për vendin tonë dhe sa aleatë të pabesueshëm janë ata me SHBA-në, përmes NATO-s dhe BE-së. Ata kanë mbështetjen tonë dhe marrëdhënia jonë do të thellohet. Mendoj se jemi në pikën më të lartë të marrëdhënieve mes Greqisë dhe SHBA-së”, tha ai duke shtuar: “” Turqia, nën Erdoganin, ka një ekonomi që është qartësisht në kolaps. Qytetarët turq po vuajnë për shkak të Erdoganit dhe politikave të tij ekonomike. Ndërsa ai i afrohet zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, është një kohë e rrezikshme dhe po përpiqet të krijojë një episod në mënyrë që të shpërqendrojë qytetarët turq nga gjendja e tyre shumë e keqe ekonomike. Por ne duhet ta bëjmë të qartë, dhe besoj se e kemi bërë, se çdo agresion do të ketë pasoja dhe nuk do të pranohet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu