Rusia dje ka agravuar fushatën e saj ajrore , kundër qyteteve ukrainase gjatë natës deri mëngjesin e sotëm, duke vrarë dhjetëra civilë në qytetin verior të Chernihiv sipas BBC.
47 njerëz vdiqën në Chernihiv, pas sulmet ajrore gjithashtu u dëmtuan ndërtesa të larta të apartamenteve, klinikat dhe një spital, teksa banorët janë detyruar të fsheheshin në rrugë të ndryshme dhe në bunkerë. Një qytetare ukrainase Svitlana ka rrëfyer për sulmet e ndodhura ne Ukrainë si e përjetuar luftën e këtyre ditëve.
“Ne mund të dëgjojmë tingujt e sulmeve ajrore aty pranë, këtu nuk ka objektiva ushtarake, ka vetëm varreza, ndërtesa banimi, klinika dhe spital, pse po na bombardojnë?” ka thënë Svitlana.
Sipas saj apartamentin e ka vetëm 50 metra larg një spitali për fëmijë që trajton pacientët me kancer, dhe se këta fëmijë nga reparti i onkologjisë ishin dërguar në një strehë midis dy ndërtesave, por stafi mjekësor nuk ishte në gjendje të krijonte një mjedis të pastër, dhe po përpiqeshin të gjenin një mënyrë për të evakuuar fëmijët.