Qytetari gjobitet se shëtiti qenin me makinë: Nxorri kokën jashtë…

0

Një drejtues makine e ka pësuar dhe është gjobitur pasi ka lejuar që ndërkohë që udhëtonte qeni i tij të mbante kokën jashtë dritares. Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, në gjobën e vënë ndaj këtij drejtuesi mjeti shkruhet se shkak është bërë mënyra se si ka mbajtur qenushin në mjet.

“Është konstatuar dhe provuar me pamje duke transportuar një kafshë shtëpiake të mbajtur në mjet, jo sipas kushteve të përcaktuara në dispozitë,”- thuhet në gjobën e vendosur.

Gjoba e vendosur është 6 mijë lekë të reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu