Qytetari në takim me Berishën: Të çohen burgjet e të përmbyset vendi, i kam dy njerëz të dënuar për vrasje, ja vdekje ja liri

0

TIRANË- Një qytetar i identifikuar si Sokol Nikleka ka propzuar që revolta në Shqipëri të nis nga burgjet. I pranishëm në takimin me kryedemokratin Sali Berisha, Mikleka tha se nëse burgjet bëjnë revoltë, qeveria mund të përmbyset. Ai tha se protestat duhet të jenë më të fuqishme dhe pa hapa pas. Qytetari përmendi dhe faktin që dy nga familjarët e tij, i ka ende në burg, të dënuar për vrasje.

“Përshëndetje doktor Berisha, jam Sokol Nikleka nga Nikaj Mërturi. Dua të flas për kërkesat e këtij populli. Të gjitha zgjidhen me revolucion, o vdekje, o liri. Nuk karrugë tjetër. Unë i kam ndjekur protestat, shko atje, kthehu. Do ikim thote Luli. Ku me shku mer, njerëzit vijnë nga rrethet. Protestat duhet të bëhen të fuqishme, duhet të çohen burgjet në këmb, me u çu burgjet përmbysin vendin, thonë nuk bëjnë zë burgjet, por bëjnë. Unë e kam provuar, i kam njerëzit hala në burg për vrasje, i kam dy,”- tha qytetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu