ITALI- Është duke u zhvilluar java e modës në Milano, një nga më prestigjiozet dhe më të vizituarat dhe përveç asaj që është parë në pasarelë, njerëzve ju ka interesuar stili i veshjeve të të ftuarve dhe femrave të zakonshme në rrugët e këtij Italisë.
Duke qenë se femrat italiane konsiderohen si femrat e veshura më mirë në botë, ishte interesante të shihje se çfarë tendencash adoptuan këtë sezon dhe çfarë veshin zonjat nga vendet e tjera kur duan të qëndrojnë në linjë me trendet e Milanos.
Ajo që bie menjëherë në sy, ashtu si në të gjitha javët e tjera të mëparshme të modës në mbarë botën, është se stili i biznesit është gjithnjë e më dominues dhe se kostumet janë një domosdoshmëri në veshjet e grave, raporton zena.blic.rs.








