Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në banesë gruaja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën, pas kontaktit që ka pasur me energjinë elektrike.

Policia njofton se rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, shtetasja D. G., 70 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu