Ra në krye të detyrës, ku dhe kur do të mbahen homazhet në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha

0

Policia e Shtetit njofton mbajtjen e homazheve në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha që humbi jetën në krye të detyrës në Lezhë. Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kongreseve duke filluar nga ora 12:00 deri në 15, ndërkohë që Hoxha do të shpallet edhe Dëshmor i Atdheut.

“Ju informoj se homazhet në nder të oficerit të Policisë të vrarë në krye të detyrës do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 12:00 deri në orën 15:00”, bëjnë me dije burime nga policia.

Trupi i Saimir Hoxhës do të prehet në varrezat e Dëshmoëve në Tiranë, ndërkohë që po sot pritet që të zhvillohet dhe ceremonia mortore e vrasësit të tij, 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili ndërroi jetë në orët e parë të mëngjesit në spitalin e Traumës.

Kush ishte nënkomisari Saimir Hoxha

Nga sot nënkomisari Saimir Hoxha pritet të shpallet dëshmor i atdheut, ndërkohë që do të prehet në varrezat e dëshmorëve. Lajmin e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme ministri i brendshëm Bledi Çuçi. Hoxha kishte prej afro 15 vitesh që ishte pjesë e radhëve të policisë së shtetit, ndërsa së fundi ishte emëruar oficer i krimeve në Lezhë. Ai ishte me orgjinë nga Puka, dhe banonte në Tiranë së bashku me familjen e tij, baba i dy fëmijëve të mitur. (Lexo edhe ketu)

Në lidhje me ngjarjen ka ende shumë pikëpyetje, që lidhen qoftë me faktin e aksionit për asgjesimin e parcelës me kanabis, se pse nuk është kërkuar mbështetje nga policia e Lezhës, qoftë dhe me dështimin e strukturave të drejtësisë sa i takon dënimit të 21-vjeçarit.

Efektivët e policisë kishin shkuar në një zonë që cilësohet e kontrolluar nga trafikantët pa jelekë antiplumb dhe partulla mbështetëse. Për rastin dhe procedurat që janë ndjekur pritet të ketë dhe një hetim më të thelluar nga SHÇBA, ndërkohë që dritë pritet të hedhë mbi ngjarjen dhe dëshmia që do të japin dy kolegët e nënkomisarit Hoxha, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë qenë të tronditur nga ngjarja.

Saimir Hoxha është i 225-ti efektiv i policisë së shtetit që ka rënë në krye të detyrës, në përballje me krimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu