Një vajzë trevjeçare shqiptare që ra dje nga ballkoni i shtëpisë së saj në Sestri Levante, Genova, është në gjendje të rëndë por të stabilizuar në repartin e reanimacionit.
Mjekët janë ende të rezervuar në prognozë, ndërkohë që vajza është nën efektin e ilaçeve dhe me oksigjen.
Ajo u rrëzua nga balloni, në lartësinë dhjetë metra, teksa ishte duke luajtur me kushëririn 14-vjeçar dhe vëllanë 5-vjeçar. Vajza ishte nën kujdesin e hallës, por kjo e fundit kishte dalë për të blerë diçka, duke lënë dy fëmijët në shtëpi. Halla nuk është denoncuar dhe prokuroria nuk do të hapë asnjë hetim për të.
Fëmijët ishin duke luajtur kukafshehthi, kur e vogla u iku nga sytë e ra nga ballkoni, ndërkohë që 14-vjeçari thirri menjëherë urgjencën.