Ra nga lartësia prej 6 metrash, humb jetën tragjikisht në vendin e punës 53-vjeçari shqiptar në Itali

0

Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Lulzim Buci.

Ai humbi jetën në vendin e punës, pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash, pasi struktura e betonit në magazinën ku ai po punonte u shemb.

Bashkë me 53-vjeçarin u aksidentua edhe një punonjës tjetër 31 vjeç maroken, i cili mbeti i plagosur.

Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu