Ra nga lartësia teksa punonte në një pallat në ndërtim, humb jetën 48-vjeçari boshnjak në Tiranë

0

TIRANË- Një 48-vjeçar nga Bosnje-Hercegovina ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve policore, ai ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Brigada VIII”, ndërsa bëhet me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.