Trafik i rënduar ka shoqëruar kalimin e udhëtarëve ditën e sotme në aksin Thumanë – Fushë Krujë.
Radhë kilometrike ka pasur edhe gjatë kësaj dite në këtë aks rrugor e cila mbetet problematike gjate sezonit veror.Me ardhjen e turistëve në vendin tonë segmenti rrugor nga Thumanë deri në Fushë Krujë mbetet i rënduar.
Madje automjetet ndodhen dhe në aksin e autostradës dhe vargu i automjeteve arrin deri në Fushë Krujë.Ndonëse një pjesë e drejtuesve zgjedhin aksin e vjetër, sërish mbetet problematik qarkullimi në këtë aks rrugor.





