Momenti i qendrës së vëmendjes, i ëndërruar prej kohësh nga 24-vjeçari Ionut Radu pas dy vitesh në pankinë te Interi si nje hije e Handanovic, është kthyer në makthin më të keq për portierin rumun, autor i një gafe tragjike që i dorëzoi Bolonjës në një pjatë të argjendtë fitoren 2-1 në rikuperimin e ndeshjes se prapambetur.
Një gabim që është po aq i pabesueshem – një pasim i qetë nga rivenia anesore nga Perisic, me topin që duket sikur eshte i mallkuar dhe Radu nuk e kontrollon dot, aq sa Sansone qe eshte aty thjesht e prek per heren e fundit.
Skuadra e Inzaghit mbetet e dyta me dy pikë larg Milanit, por në realitet janë tre pikë, duke qenë se në rast të një numri të barabartë pikësh titulli do t’i shkonte kuqezinjve që kanë përplasje direkte në favor.
Fati ndjek shtigje të çuditshme, mund të ndodhë që një diagnozë jo e mire per Handanovic, me dhimbje mesi, të kthehet në një nga momentet kyçe të kampionatit 2021/22, sepse nëse është e vërtetë që kundërprova nuk ekziston, është vërtet e vështirë të mendosh që portieri ekspert slloven, më pak i mundur në Serie A, do të kishte bërë gafen e Radu.
“Radu gaboi, si gaboj unë apo gabojne lojtarët e tjerë”, ben mbrojtjen zyrtare Inzaghi pas ndeshjes, por goditja në skuadër është shumë e rëndë, goditja në kokë e djalit është shkatërruese.
Radu qan në bilbilin e fundit, ai nuk mund t’i mbajë dot lotët, metrat që e ndajnë atë nga tuneli që të çon në dhomat e zhveshjes Dall’Ara janë pak por atij i duken nje pafundesi. Ai qan sepse e kupton që ka zhgënjyer trajnerin, shokët e skuadrës dhe tifozët, qan sepse e di që 27 Prilli 2022 është një ditë që do të shënojë karrierën e tij.
Por nëse është e vërtetë që në humbje mund të shihni burrat, Interi dëshmon se ka një dhomë zhveshjeje të nivelit të lartë: Radu qan dhe kamerat e kërkojnë për të mbledhur emocionet e tij, atëherë Correa përshpejton ritmin për ta mbështetur, Dumfries qëndron në këmbë para kamerës për të errësuar pamjen dhe me një gjest ju fton të largoheni.
Vrapon edhe Cordaz, portieri i tretë që e di se çfarë ka në shpirt i riu rumun: edhe ai e mbulon nga sytë, e mbështjell në një përqafim keqardhjeje njerëzore. Të jesh skuadër, në të mirë e në të keq, është kjo. Të jesh burrë është kjo. Pengesë nuk është shënuar goli i dytë, kemi pasur inercinë e ndeshjes”, sqaron Inzaghi. Do të jetë një natë e gjatë për të gjithë.
😢 Al termine della partita i giocatori dell’#Inter hanno protetto un #Radu letteralmente distrutto scortandolo nello spogliatoio, con #Dumfries a fare da barriera alle telecamere che cercavano il primo piano del portiere.
[Immagini @SkySport] pic.twitter.com/etWV5bKtRa
— InterHub (@InterHubOff) April 27, 2022