Raketa balistike e lëshuar drejt Turqisë, shkatërohet nga mbrojtja ajrore e NATO-s

0

TURQI- Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s të vendosura në rajon kanë interceptuar një raketë të lëshuar nga Irani drejt Turqisë. Në një deklaratë zyrtare, Ministria Turke e Mbrojtjes tha se nuk pati viktima, ndërsa mbeturinat e raketës ranë pranë Gaziantepit.

Minstria tha se raketa u shkatërrua nga mbrojtjet e NATO-s me bazë në Mesdheun lindor, duke shtuar se fragmente municionesh ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në Turqinë juglindore.

Ankaraja tha se sistemet mbrojtëse të NATO-s qëlluan një raketë balistike ndërsa ajo po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke të mërkurën. Teherani nga ana tjetër mohoi se kishte lëshuar raketë. “Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë.