Ukraina është nën sulme të vazhdueshme nga të gjitha anët, ku raketat e lëshuara nga Rusia nuk po kursejnë më as shkolla, e madje edhe spitalet.
Raketat kanë rëndë mëngjesin e së premtes në një shkollë në Gorlovka, në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, duke vrarë dy mësues, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së qytetit, Ivan Prikhodko.
Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, ministri ukrainas i Shëndetësisë ka bërë të ditur se forcat ruse kanë sulmuar edhe spitalin në Donetsk duke shkaktuar disa viktima, mes të cilëve, sipas tij, kishte edhe mjekë.