Raketat HIMARS shkatërrojnë brigadën ruse! 100 të vdekur dhe 100 të plagosur

0

UKRAINË- Ukraina ka marrë kontrollin e fshatit Urozhaine në zonën kufitare mes Zaporizhia dhe Donesk, duke e çuar në tetë numrin e fshatrave të fituar gjatë kundërofensivës së nisur rreth një jave më parë. Nga sulmet me raketa HIMARS të dhuruar nga SHBA në paketën e fundit 325 milionë dollarëshe, forcat ukrainase rimorën dhe një qendër adiminstrative në Henichesk në Detin Azov dhe raportimet thonë se janë vrarë qindra ushtarë rusë.

Sergey Mysyagin ka thënë se një person është shtirur si një gjeneral rus, ka urdhëruar ushtarët të rreshtohen për një sulm mbi pozicionet ukrainase në zonën e Kremennaya. Ushtarët kanë pritur rreth dy orë për një përgjigje nga gjenerali i cili nuk u bë më i ‘gjallë’.

“Deri më tani, ky është vetëm informacion. Pranë Kremennaya, një nga komandantët rusë mblodhi një kolonë të madhe që do të sulmonte pozicionet ukrainase në atë drejtim dhe e la të qëndrojë në një vend për rreth dy orë. E gjithë kjo nuk kaloi pa u vënë re nga zbulimi ajror ukrainas. Operatorët e UAV-ve vunë re kolonën, dhanë koordinatat e sakta dhe HIMARS MLRS dhe artileria e shkatërruan këtë kolonë,“ tha Misyagi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu