Raketat ruse bombardojnë pallatin në Ukrainë, të paktën 6 viktima

0

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë në orët e parë të mëngjesit sot në Mykolaiv të Ukrainës, për shkak të bombardimeve ruse me raketa në një pallat.

Kryetari i Bashkisë, Oleksandër Senkevich bën me dije se ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje për të kërkuar të mbijetuar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar.

Ndërkohë kreu i administratës rajonale, Vitaly Kim, shkroi në Telegram:

“Mykolaiv është bërë sërish objektivi i raketave ruse. Një nga raketat goditi një pallat pesëkatësh, i cili u shkatërrua.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu