Raketat ruse goditën qendrën tregtare në Kremenchuk, shkon në 18 numri i viktimave

0

Është rritur numri i viktimave pas sulmeve me raketa në një qendër tregtare në Kremenchuk në Ukrainë.

Sipas zyrtarëve numri i viktimave ka arritur në 18. Sakaq operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë dhe mëngjesin e sotëm, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të shpëtuar qytetarët e mbetur në rrënoja.

Sakaq 59 persona të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore ndërsa 25 janë dërguar në kujdes intensive në një spital në Kremenchuk.

Gjithsej 440 persona përfshirë 14 psikologë dhe 70 njësi janë përfshirë në punën e shpëtimit, bëjnë me dije autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu