Rama apel qytetarëve: ‘Delta’ është kthyer në një shqetësim serioz

0

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social facebook, i ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë mujin e vaksinimit të hapur dhe të marrin injektimin anti-Covid.

Sipas Ramës varianti i ri i koronavirusit (Delta) është kthyer në një shqetësim serioz për të gjitha vendet, i cili kërkon një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit duke u vaksinuar.

Postimi i plotë: MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë.

*** vaksinimi ndaj # Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.

Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu