Rama batuta në konferencë, tregon të “keqen” e vendit tonë: Shqipëria ka vetëm një rrezik, që është…

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjeti rastin të bëjë avokatin e imazhit të Shqipërisë në konferencën për mediat me presideten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Si u ndal tek samiti i BE-së, që do mbahet në dhjetor, ku së bashku me liderët politikë do jenë dhe gazetarë politikë, të cilët sipas Ramës kanë menduar se vendi ynë është i rrezikshëm.

Sipas tij, Shqipëria ka vetëm një rrezik dhe ai sipas Ramës është që të bën të dashurohesh me të pasi e ke vizituar.

“Bashkë me gjithë delagcionin që do vijnë në Tiranë më 6 dhjetor do vijnë shumë gazetarë, të cilët i përkasin kategorisë gazetar dhe që merren me politikë dhe të cilët, pjesa më e madhe rregullisht kanë menduar dhe mendojnë se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, do vijnë këtu dhe do ikin me të njëjtën mendim kur e lënë Shqipërinë, që Shqipërinë ka vetëm një rrezik, që të bën të dashurohesh me të. Natyrisht këtë risk e keni kaluar ju dhe ndaj e keni humbur dashurinë për të”, theksoi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu