Rama dhe ambasadorja amerikane Kimberly Guilfoyle shfaqen së bashku në Greqi, në Forumin e Delphit

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi, në datat 21 dhe 23 prill, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit.

Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj, Rama zhvilloi një sërë takimesh zyrtare, përfshirë edhe një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, i cili vjen pas një periudhe tensionesh dhe mosmarrëveshjesh mes dy vendeve gjatë vitit të kaluar.

Përtej agjendës diplomatike dhe takimeve të nivelit të lartë, vëmendje ka tërhequr edhe një moment i kapur gjatë aktivitetit, ku Rama është parë në një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Në pamjet e publikuara, të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë miqësore, gjatë një momenti bashkëbisedimi në kuadër të forumit.

Vizita e Kryeministrit shqiptar në Delphi u fokusua në diskutime mbi bashkëpunimin ekonomik rajonal, integrimin europian dhe marrëdhëniet diplomatike në rajonin e Ballkanit.