“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme.
Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” – deklaroi Rama.