Kryeministri Edi Rama ka debatuar sot në Komisionin Hetimor me kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku. Rama nuk pranon të përgjigjet në Komision, pa i kërkuar falje Tabaku. Shkak është bërë deklarata e Tabakut se “Ramës kështu ia kanë thënë”. Rama tha se nëse nuk i kërkohet falje, atëherë nuk do të përgjigjet, deri më 6 mars 2021, kur janë edhe zgjedhjet e pjesshme lokale.
PJESE NGA DEBATI:
Jorida Tabaku: A jeni në dijeni se janë financuar me 100 milionë euro?
Edi Rama: Zonjë, ju bëtë një gabim, ndaj ju ndërpreva. Shikoni çfarë gabimi bëtë?
Jorida Tabaku: Jam në autoritetin tim, s’po komentoj, fokusohemi këtu. Me respekt për avokat Ngjelën, për Teatrin dhe ambiciet tuaja, fokusohemi tek pyetja.
Edi Rama: Zonjë, ju bëtë një gabim në raport personal, fyet dëshmitarët, ju thatë “juve kështu ua kanë thënë”, unë kam ardhur këtu… dhe dua vëmendjen tuaj se dhe kur më shihni gaboni. Nëse e keni vëmendjen këtu, këtu duhet të më kërkoni një ndjesë të vogël, sepse sipas jush s’dhashë përgjigje korrekte sepse thashë diçka që ma ka instrukturuar grupi kriminal. Mund të më kërkoni një ndjesë modeste, të lehtë, të vogël…?
Jorida Tabaku: Ju mund të doni të bëheni aktor…
Edi Rama: Zonjë, ju thatë që…dale se kjo është tejet e rëndësishme, edhe për mua është shumë e rëndësishme. (qesh).
Jorida Tabaku: Për mua është kjo shumë e rëndësishme. Janë paguar35 milionë vetëm në Tiranë.
(Rama qesh prapë).
Jorida Tabaku: Po ju dëgjoj me respekt.
Edi Rama: Jam shumë i keqardhur të mos i përgjigjem lutjes tuaj pa zgjidhur hallin tim. Ky është halli im. Ju i thatë dëshmitarit që ju nuk thatë asgjë, dhe ose ju kërkoni falje dhe s’do komentoni më ato që them unë, ose do rrimë këtu deri më 6 mars.