Rama e largoi nga Elbasani, Balla nuk heq dorë dhe bën kërkesën e papritur

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një domosdoshmëri për infrastrukturën kombëtare.

Ndërtimi i këtij ByPass-i theksoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka qenë një kërkesë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla prej shumë kohësh dhe së shpejti do fillojë dhe studimi i fizibilitetit.

“Sa i përket ndërtimit të Bypass-it të Elbasanit, ministrja Balluku tha që kjo ka qenë një kërkesë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla prej kohësh. E kemi diskutuar dhe bashkia e Elbasanit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me koperacionin italian për të nisur fazën e parë të studimit të fizibilitetit për të evituar njëherë e mirë trafikun që krijohet. Pra ByPass-i Elbasanit ëahtë në projektet e qeverisë dhe në bashkëpunim me vashkinë e Elbasanit ne do të vazhdojmë punën për ta konkretizuar këtë projekt”, tha ministrja Ballauku në fjalën e saj në Kuvend.

I konsideruar si bastion i PS dhe drejtuar për vite me radhë nga një prej personaliteteve më të rëndësishme të kësaj partie, Taulant Ballës me “urdhër” të kryeministrit i është caktuar qarku i Fierit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu