Rama e “ngriti në qiell”, Pjerin Ndreu: Nuk jam i kënaqur, duhet akoma më mirë, problemi ynë është…

0

Në zona turistike të jetë një pastërti shembullore, duke vendos orare ku detyrohen bizneset që të dalin me qese, Ne dolëm bashkia më e mirë vitin e kaluar, por sivjet dolëm akoma dhe më mirë. Mendoj se ka akoma punë për të bërë, nuk jam i kënaqur besoj se duhet akoma më mirë.

Më vjen mirë për komplimentet e kryeministrit, nuk është një situatë perfekte por mendoj se do të jemi akoma më mirë, pasi do të ndërtojmë një sistem shumë të fortë për të menaxhuar mbetjet.Kjo ka të bëjë edhe me edukatën qytetare, por ne kemi marrë edhe nxënësit e qytetit të Lezhës për të bërë pastrime. Mendo jse qytetarët e Lezhës janë model. Jemi zonë turistike, ku janë ndërthyurur, turizmi detar, religjioz, dhe historik.

Problemi që ne kemi janë akset nacionale të rrugëve. Nuk na takojnë ne por kompanitë koncensionare që merren me atë punë duhet të bëjnë dicka. Tani ose duhet të shtojmë punonjësit ose nuk vazhdojmë dot kështu. Sepse është e pafalshme që ne të kemi të gjithë territorin e pastër ndërsa kur vjen puna tek akset nacionale gjendja të mos jetë aq e mirë.
Nuk kam pse i jap leksione askusjt, unë jam vetëm një shembull. U evidentu Lezha për shkak të bregdetit dhe ajo që është problematië është se popullata në sezonin turistik shumëfishohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu