“Rama është tmerruar!”/ Berisha flet për aksionin opozitar: Që nesër qytetarët janë gati…

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh i vendosur për vijimin e aksionin opozitar duke bllokuar të gjitha komisionet dhe paralajmëroi se ditët në vijim nuk do të ketë jetë normale të parlamentit në vendin tonë.

Në dalje nga Kryesia, lideri i demokratëve deklaroi se sot Parlamenti ekziston vetëm si ndërtesë pasi mazhoranca sipas tij po fshihen si minjtë nga frika e opozitës.

“Gjer në rivendosjen e plotë të të drejtave kushtetuese të përfaqësuesve të popullit opozitar në parlament. Edi Rama bën luftë tani me Kushtetutën, bën luftë me popullin opozitar. Shkelmon mbi të drejtat e popullit opozitar. I tmerruar nga abuzimet me pushtetin e tij, e din se Komisionet Hetimore Parlamentare do ti nxjerrin atij të gjitha të palarat, vendimet antiligjore, antikushtetuese, të gjitha aktet e tij dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në punë të vet”, tha Berisha.

Pyetje: Si do të vijojë aksioni?

Sali Berisha: “Aksioni është shumë transparent, do të jeni ju të parët që do ta mësoni. Pra faktikisht parlamenti ekziston si ndërtesë sot, dhe opozitar që mbron parlamentarizmin. Këto dy gjëra ka. Pjesa tjetër, parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve”.

Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?

Përgjigjet Berisha: “Që nesër janë të gatshëm. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar”.

Pyetje: A do të lejoni miratimin e Buxhetit për 2024?

Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim më Kushtetutën nuk do njihet nga opozita. Ju i pat i kaluan në 15 minuta ligjet të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, të futura pas karrigeve me Online.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu