Rama ftoi Kinën për investime në Shqipëri, reagon ashpër Ambasada e SHBA-së: Nxisim drejtësinë të veprojë, që të vijnë investitorët amerikanë

0

Pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh për Kinën sa i përket çështjeve të energjisë, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?” tha Rama në Tropojë të hënën.

Në një reagim për mediat ambasada e SHBA ka vlerësuar investimin e fundit të bërë nga kompania amerikane Clean VVorld Professional për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat.

Ndërsa në njoftim, Ambasada e SHBA-së vë theksin tek nxitja e transparencës dhe drejtësisë në Shqipëri, për ta bërë vendin tërheqës për investimet amerikane.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret progresin në investimin e CWP-së, duke sjellë lidershipin amerikan në teknologjinë e energjisë në Shqipëri. Ne vazhdojmë të nxisim transparencë dhe drejtësi në mjedisin rregullator të Shqipërisë për ta bërë vendin më tërheqës për investitorët amerikanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës për Top News.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.