Pyetja: Cfarë do bëjë qeveria për të shmangur këto raste?
Rama: Më duket se është e rëndësishme qe të matet pesha e fjalës. Shumë persona enden të lirë në qytete me probleme psiqike. Mbi ç’bazë e thua këtë? Ku janë shifrat. Nuk ka nevojë që të jenë shumë por dhe pak, janë problem dhe rrezik potencial. Rasti konkret, kemi të bëjmë me një individ që është dënuar 10 vite më parë, doli dhe ka pasur për gjatë gjithë këtyre viteve punë të ndryshme po nuk është identifikuar dhe denoncuar si një person që ju përmendët. Në kushtet e një tronditje të tillë janë legjitime të gjitha mendimet që i kalojnë njeriut në kokë, adresimi kërkon aftësi. E para është drejtësia, është çështja e reagimit me vendimin më ekstrem ndaj autorit por dhe shpejtësia. Duhet vendimi më ekstrem siç e duam. Problemi kryesor është raporti i zhdrejtë midis rezultateve të policisë, numrit të personave të cuar në prokurori për krime të natyrave të ndryshme dhe abuzimeve me personin , me numrin e të dënuarve nga gjykatat. Bashkautor në të gjitha krimet e përsëritura janë gjykatësit, e korruptuar, e degjeneruar. Janë arsyeja se përse procesi i vettingut është i rëndësishëm.