Teksa i dhuron yllin e medaljes, Rama i shpjegon Merkel se ai ka simbolin e Skënderbeut, që sipas tij u quajt dhe ”aleati i Krishtit”.
“Nuk do rrij të mbaj fjalim këtu se e di që ju i urreni ceremonitë, le të mjaftohemi me fotot”, thotë Rama teksa i dorëzon yllin e mirënjohjes Merkelit.
Ndërkohë Merkel nga ana e saj i shpreh kënaqësinë Ramës që kanë punuar së bashku.
Postimi i Ramës:
DANKE ANGELA, kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
Që prej orës 10:00 të paradites së sotme kancelarja Angela Merkel ndodhet në Tiranë, në kuadër të vizitës së saj të dytë zyrtare në vendin tonë. Pas takimit me Ramën, Merkel i është bashkuar dhe samitit me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pritet të dalë dhe në një konferencë të përbashkqët me Ramën rreth orës 14:35.