Teksa po mbahej në Kuvend interpelanca me ministrin Arben Ahmetaj, e kërkuar nga Ferdinand Xhaferaj, ka ndërhyrë dhe kryeministri Edi Rama. Ai i kërkoi Xhaferajt shprehjen e famshme të tij në fushatë, për përmirësimin e cilësisë së diellit.
“U ndjeva i detyruar që të ndërhyj këtu, pasi çdo njeri ka të drejtën që të gaboj, por kur gabimi është i qëllimshëm ai kthehet në djallëzor. Të këmnëngulësh në gabim është djallëzore. Me siguri ju keni qenë të zënë me pasionin tuaj për të përmirësuar cilësinë e diellit, dhe nuk e keni vënë re që mes tërmetit, dhe afateve të vendosura ka ndodhur diçka zoti Xhaferaj që ka tronditur gjithë botën që ka qenë pandemia.
Kantierët kanë stopuar dhe detyrimisht afatet kanë ndryshuar, ajo që më shqetëson është diçka tjetër, mbi çfarë baze i ngrini akuzat për babëzi, shkollat kanë standarde dhe kritere, shkollat janë zhvilluar si proces ndërtimi me gara”, u shpreh Rama mes të tjerave në Kuvend.