Rama i përgjigjet Opozitës për ‘Diellën’: Po e bën për 2 vite punën që Kroacisë i mori 7

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të Opozitës në lidhje me ‘Diellën’. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpeh se Diella tashmë po bën për 2 vite punën që Kroacisë iu deshën 7 vite për ta përfunduar në lidhje me anëtarësimin në BE. Në fund, Rama shtoi se Diella vetëm punon dhe nuk ka nevojë as të pushojë dhe as të hajë.

“Kaq e thjeshtë është diferenca. Të gjithë ata që nuk dinë çfarë të flasin, por të gjithë ju dhe e gjithë administrata e ministrive që duhet të angazhohet shumë fort për ta çuar inteligjencën artificiale në çdo skaj. BE po na jep mundësi të mbyllim negociatat në 2027 ku përveç reformave, angazhimeve dhe të gjitha rezultateve na duhet pikërisht inteligjenca artificiale se fizikisht do ishte e pamundur që 4 mijë ligje, akte ligjore të nevojshme për plotësimin e kushteve teknike t’i bënim me përkthyes njerëz. Diella nuk harron asgjë, nuk i ndërhyn askush, nuk ia prish humorin asnjë, nuk fle gjumë, nuk thotë po shkoj të ha ose më hahet prandaj s’po punoj”, tha Rama.