Presidenti rus Vladimir Putin do të presë nesër presidentin serb Aleksandar Vuçiç në rezidencën e tij në Soçi dhe do të jenë bisedime të rëndësishme me një mik dhe aleat të Rusisë,sipas një njoftoi nga Kremlini.
Sipas Tass, zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se këto do të ishin bisedime shumë të rëndësishme me “aleatin dhe mikun” e Rusisë. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që në takim do të diskutohet edhe për situatën në Ballkan, e cila është komplekse, si dhe për situatën ndërkombëtare, e cila nuk është më pak shqetësuese.
“Janë biseda shumë të rëndësishme me aleatin dhe mikun tonë. Siç e dini, marrëdhëniet tona dypalëshe kanë një karakter të veçantë. Ato janë shumë gjithëpërfshirëse për sa i përket bashkëpunimit dhe ndërveprimit me përfitim reciprok, për sa i përket tregtisë dhe ekonomisë, si dhe investimeve, dhe të tjera. Sigurisht, të gjitha këto do të jenë në axhendë” – tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë të rregullt për shtyp.
Peskov tha se bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik dhe çështjet e investimeve do të jenë pjesë e agjendës së bisedimeve të nesërme. Ai ka konfirmuar se çmimi i gazit do të jetë një nga temat e bisedës mes dy presidentëve, por edhe lufta kundër virusit korona.
“Sa i përket gazit, ne kemi dëgjuar disa herë deklaratat e presidentit Vuçiç se do ta ngrejë atë çështje për diskutim. Mund të supozohet se do të jetë në rend dite. Do të shqyrtohet edhe çështja e luftës kundër virusit korona. Në përgjithësi [do të ketë] një shkëmbim mendimesh mbi situatën ndërkombëtare, e cila nuk është më pak alarmante”, tha Peskov.
Ndërsa më herët gjatë ditës së sotme, teksa merrte pjesë në konferencën online të Open Balkan, Rama tha se nuk e kishte dëgjuar kurrë Vuçiçin që të fliste keq për Kosovën. Pas kësaj fjale, kryemninistri shqiptar mori duartrokitje në parlamentin serb, ndërsa Vuçiç ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi.