Rama inaguronte ujësjellësin e Krujës që çoi në spital 300 njerëz: “Ujë i pijshëm 24 orë, hajde gëzuar!”

0

Numri i qytetarëve të cilët kanë pasur simptoma helmimi nga uji i pijshëm sa vjen dhe rritet në spitalin e Krujës.

Deri më tani autoritetet ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkakun që mund të ketë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë. Ndërsa pak më herët ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se hetimet po vazhdonin dhe nuk pranoi të jepte asnjë lloj përgjigjie pasi u pyet për ujësjellësin.

Kujtojmë që muaj më parë, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama vizitoi ujësjellësin e ri të qytetit të Krujës ku deklaronte se pas punës në 1630 metra lartësi në një terren sfidues, nga sot plot 8 vendburime të reja uji do të furnizojnë rregullisht me ujë gjithë familjet.

Për të garantuar se uji është cilësor, Rama kërkoi një shishe për ta mbushur dhe dhe dha shembullin duke pirë vetë i pari. Teksa hapi vetë çezmën, kryeministri tha: “Presioni gjë e mirë, hajde gëzuar, me këtë ujë të freskët nga Kruja, uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Perfekt,”- tha Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu