Rama iu qan hallin qytetarëve italianë: Atje të nxjerrin nga shtëpia në fund të muajit po nuk pagove

0

Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Durrës,ku iu ka dorëzuar çelësar e apartamenteve 230 familjeve që humbën shtëpitë e tyre më shumë se dy vite e gjysmë më parë.

Në mesin e qytetarëve që përfituan banesë të re ishte edhe një emigrant që jetonte në Itali, me të cilin Rama pati një bashkëbisedim të shkurtër, teksa inspektonte nga brenda edhe banesën.

Kryeministri e pyeti qytetarin për jetesën në Itali dhe çmimet e rritura, teksa ky i fundit i tha se buzëqesh kur dëgjon shqiptarët se ankohen.

Sipas Ramës, emigrantët jashtë vendit e kanë më të vështirë të nxjerrin fundin e muajit në krahasim me ata që jetojnë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Rama: Si shkojnë punët në Itali?

Emigranti: Mirë shkojnë, jetojmë

Rama: Me çmimet?

Emigranti: Çmimet, qahen këta të Shqipërisë, por çmimet janë edhe atje, nafta…buzëqesh kur qahen këta, se nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Rama: Disa këtu nuk e dinë që për ta kapur fundin e muajit e keni më të vështirë ju andej. Atje të nxjerrin nga shtëpia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu