Rama mbledh në takim deputetët e zgjedhur të Tiranës me drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit

0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, si dhe drejtues të strukturave të bashkisë Tiranë.

Siç bëhet me dije, qëllimi i këtij takimi të përbashkët me deputetët e parlamentit të ri në qarkun Tiranë dhe drejtuesit e bashkisë është për të bashkërenduar punët në vijim.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, Rama zhvilloi një vizitë të papritur në bashkinë e Vlorës, ku kërkoi dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve.