Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve, takimi online! Në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve

0

Kryesocialisti Edi Rama mbledh sot në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve.

Mbledhja do të zhvillohet përmes platformave online, ndërsa fokusi do të jetë tek vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve.

Presioni ndaj strukturave të partisë për të maksimizuar votën e emigrantëve është në rritje për shkak edhe të afateve kohore pasi më 1 mars përfundon regjistrimi i tyre.

PS ka ngritur zyra në disa prej qyteteve europiane me prezencë të lartë të shqiptareve për te asistuat në procesin e regjistrimit.