Rama me familjen në mbështetje të Kombëtares në “Air Albania” (FOTO)

0

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho, po ndjekin me kërshëri ndeshjen ku kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Moldavisë në “Air Albania”.

Rama së bashku me familjen, po ndjekin nga afër kombëtaren e cila luan përballë Moldavisë në sfidën e vlefshme të Grupit E të kualifikueseve Euro 2024.

Me asnjë pikë dhe një ndeshje më pak se kundërshtarët në grupin E, kombëtarja kërkon pikët e plota për të vijuar me ëndrrën për kualifikimin. Pas ndeshjes së sotme, tanët luajnë të martën në 20:45 në transfertë me Ishujt Faroe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu