Rama vë në resht ministrat. Në mbledhjen e parë të qeverisë ku lexoi kodin etik Rama ku dhe u lexoi dhe rregullat për marrëdhëniet e qeverisë me Kuvendin.
Veç detyrimeve që ministrat kanë për të qenë në orë fikse në Kuvend, prani e detyrueshme në komisionet parlamentare sa herë që diskutohen pr/ligje të qeverisë ata nuk duhet të dalin me një qëndrim individual për ministrinë e tyre.
Një shkelje e tillë e pakonceptueshme Rama pranoi se ka ndodhur mandatin e kaluar.
“Një tjetër shkelje etike e vënë re gjatë mandatit të shkuar ka qenë dalja e pokonceptueshme në disa raste e ministrave nga fryma e kolegjialitetit të vendimmarrjes në qeveri, me letra indivduale në duart e komisionit të kuvendit apo qëndrime individuale në komision për mos dakordësi për gjëra të vendosura bashkarisht këtu për tu shqyrtuar për miratim përfundimtar atje.
Ju siguroj se në cdo kod etik të vendeve demokratike që kemi konsultuar kjo konsiderohet fyerje e rëndë e vijës së sjelljes në qeveri. Gjatë diskutimeve në kuvend gjithcka mund të ndryshojë natyrisht, por është absurd që jo vetëm të mos e mbrojë me argument një vendimmarrje të qeverisë por të arrijë të kundërshtojë se me demek cënon sektorin e vet në favor të sektorit të vet. Qeveria punon për një sector që është Shqipëria dhe qeveria ka vetëm një buxhet ai është i Republikës.”