Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në rrjetin social “Facebook” nga mbledhja e sotme me ministrat e qeverisë.
Ai thotë se pjesë e bisedës kanë qenë projektet konkrete, por dhe shpalosja e vizionit për vitin që sapo ka filluar.
Sipas shefit të qeverisë, ka shumë për të bërë dhe fluksi i punës do shtrihet tek ata qytetarë, të cilët kanë më shumë nevojë për dorën e shtetit dhe strukturave të tij.
“Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë. Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë”, shkruan Rama.