Rama në Bruksel, ndan pamjet nga takimi me shefin e ri të Këshillit Europian

0

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku është pritur nga shefi i ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të takimit të tij me Presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa.

Presidenti i ri i organizon sot një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjeri.

Gjithashtu në Bruksel sot ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç si edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu