Rama nga SHBA: Automation Alley vjen në Shqipëri, bashkëpunim me tregjet amerikane

0

 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një video të publikuar nga vetë Rama shihet se kryeministri ka vizituar mjediset e organizatës “Automation Alley” në Miçigan.

Vetë Rama dëgjohet të thotë se ka takuar përfaqësues të kompanive të industrisë automative. Ai shton më tej se një mision i “Automation Alley” do të vijë në Shqipëri për të parë mundësinë e bashkëpunimit me tregjet amerikane.

“Sot u mikpritëm nga “Automation Alley” nga një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur industrie. Folëm për oportunitetet që ofron Shqipëri si dhe ramë dakord që një mision i “Automation Alley” të vijë në Shqipëri për të parë nga afër si dhe për të kuptuar më mirë ç’po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe të tregut që i jep Shqipërisë mundësinë për tu përfshirë në këto tregje,”- thotë Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu