Rama: Nuk janë problem as sharjet, as mallkimet! Jam njeriu i fundit që e pres me qetësi rritjen e çmimeve

0

Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim online me komentuesit ën Facebook për krizën ndërkombëtare të energjisë dhe impaktin e luftës mbi naftën.

Edi Rama: Kur më shan hajdut, thjesht shoh një hajdut më shumë që shan se më ka mësuar Kanti kush të shan pa prova ose e ka bërë vetë, ose është gati ta bëjë vetë. Qysh i vogël e kam mësuar që leku nuk bën punë as sa dheu. Nuk janë problem as ulërimat, as sharjet as mallkime, problemi themelor është bashkimi tek e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet dhe komentet tuaja qysh pas konferencës për shtyp ku folëm me shifra e fakte për thellimin e krizës energjitike dhe masat tona për mosrritjen e çmimit ndërkohë që çmimi i naftës vazhdoi të ngrihet duke e ngritur valën e natyrshme të shqetësimit.

Problemi është tek rëndësia që ka bashkimi në një situatë të tillë. Disa kanë bërë ironi për këtë, sipas tyre ti je në rehatinë tënde, ne e hamë goditjen, bashkimi është tallje. Nëse do isha rehat, nuk do isha në këtë detyrë ku jam njeriu i fundit në Shqipëri që i pres me qetësi rritjen e çmimeve dhe të gjithë problemet e tjera që krijohen apo që nuk do të rriten më shumë të ardhurat dhe kështu me radhë por mbase është e nevojshme të shpejgohet mirë me bashkimin tek e vërteta dhe faktet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu